Mbanin hapur bare, restaurante, e supermarket/ ISHSH gjobit 14 biznese që shkelën urdhrat kundër CoVid-19

23/03/2020 17:57

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të veprimit për parandalimin e përhapjes së COVID – 19 në 10 ditët e fundit janë vendosur 14 gjoba ndaj subjekteve apo individëve të gjendur në shkelje.

Vetëm sot, më datë 23 mars 2020, janë kryer 1510 inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur 4 gjoba.

Sipas njoftimit të ISHSH thuhet se inspektimet janë kryer në të gjithë vendin për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Bizneset e gjobitura janë në Gjirokastër, Dibër e Durrës.

Konkretisht:

  • ISHSH, dega rajonale Gjirokastër, bazuar në denoncimin e ardhur nga Salla e Policisë, ka vendosur gjobë në vlerën 1 000 000 lekë ndaj subjektit bar/restorant me person fizik S. Ç. NIPT K33111627 Ë, i cili u konstatua i hapur në shkelje të Urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve.
  • ISHSH, dega rajonale Durrës, ka vendosur gjobë 500 000 lekë ndaj subjektit me NIPT K71923501P, person juridik “Gourmet & Co”. Subjekti u konstatua se ushtonte aktivitetin në kushte të papërshtatshme dhe ishte bërë pike grumbullimi për shumë klientë.
  • ISHSH, dega rajonale Dibër, ka vendosur 2 (dy) gjoba në vlerën 50 000 lekë, secila për dy subjekte. Subjekti me aktivitet market, me person juridik “JASHARI”, NIPT K47129716U dhe subjekti me aktivitet farmaci dhe NIPT: J66702708D.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për respektimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID -19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA