Ju njohim me të rejat më të fundit nëpër botë rreth virusit që ka marrë jetën e mijërave njerëzve, Covid-19.
Numrat: Të paktën 345,289 njerëz janë të infektuar me koronavirus dhe mbi 14,925 kanë vdekur, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins, i cili po ndjek rastet e regjistruara nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe burime shtesë.
Territori palestinez i Gazës regjistron rastet e para me koronavirus: Duke folur nga Bregu Perëndimor të dielën, kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, i urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi gjatë dy javëve të ardhshme.
Trump aktivizon Gardën Kombëtare për të luftuar koronavirusin:Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të aktivizojë Gardën Kombëtare për të ndihmuar në ngritjen e stacioneve mjekësore dhe shpërndarjen e qindra tonelatave furnizime në tre shtetet e goditura më së keqi nga shpërthimi i koronavirusit: Kaliforni, Nju Jork dhe Uashington. Në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se garda do të jetë në komandën e tre guvernatorëve, shtetet e të cilëve përbëjnë 58 për qind të rasteve me koronavirus në gjithë SHBA-në.
Hong Kong prezanton masat e reja: Qyteti ndalon të gjithë jo-rezidentët të hyjnë, pasi mund të jenë mbartës të valës së infeksioneve. Pjesë të tjera të Azisë kanë prezantuar gjithashtu masa të reja këtë javë, mes frikës së rasteve të importuara.
Lojërat Olimpike: Për herë të parë të hënën, Kryeministri japonez, Shinzo Abe, pranoi se Tokio 2020 do të duhet të shtyhet. Kanadaja tashmë ka thënë se nuk do të dërgojë një ekip edhe nëse Lojërat do të luhen këtë vit, në datat e planifikuara.
Projekt-ligji për lehtësim në SHBA shtyhet sërish: Një votim në Senat në lidhje me një plan masiv ekonomik stimulimi si përgjigje ndaj pandemisë është shtyrë pasi ligjvënësit vazhdojnë të grinden për përmbajtjen e tij.
Tregjet e aksioneve marrin një goditje: Tregjet evropiane pësuan një ulje të hënën. Tregjet kryesore nisën me një ulje rreth 3% në 4% më pak, pas humbjeve në Azi dhe një rënie të madhe në SHBA.
Qytetet indiane izolojnë vendin: Kryeqyteti i Nju Delhi është në mesin e 75 vendeve që do të hyjë në izolim deri më 31 mars, në përgjigje të pandemisë, koronavirus. Disa rrethe tani janë duke zbatuar një ligj para-ekzistues që e bën atë një vepër të ndëshkueshme për grumbullime me më tepër se 4 persona.
Zelanda e Re lëshon alarmin: Të gjitha bizneset jo thelbësore në të gjithë vendin do të mbyllen, tha Kryeministri Jacinda Ardern.
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Mal të Zi:Në Mal të Zi janë konfirmuar 22 raste të të infektuarve me koronavirus. Ky shtet ka mbi 5,000 vetë në izolim, në disa karantina.
Top Channel