VIDEO/ Tensione në protestën e 31-të, gazetaren shqiptare në Greqi e lagin me ujë: Turp t’ju vijë, unë…

30/06/2026 20:48

Tensione janë regjistruar mes protestuesve mbrëmjen e sotme, ku u mbajt qëndresa e tyre e ditës së 31-të.

Gjatë fjalimeve mes protestuesve ka pasur debate dhe përplasje, kryesisht pas reagimeve me tone të larta të një protestueseje, e cila u prezantua si si gazetare shqiptare në Greqi.

“Nuk jam spiune unë. T’iu vijë turp, të më kapë kamera këtu, neve po luftojmë për të drejtat tona, na kanë ndarë për së gjalli nga prindërit, nuk jam me asnjë qeveri, as me Berishën as me Ramën. Duhet të luftojmë për arsimin, se po vuajnë fëmijët tanë. Duhet të luftojmë për spitalet. Duhet për atdhetarët, duhet të respektojmë lirinë e tjetrit. Edhe e lej me kaq”, tha ajo pas incidentit.

Ka qenë kjo e fundit, ajo e cila ka nisur të bërtasë, e më pas një protestues i ka hedhur ujë në kokë. Kjo situatë solli më tej agravimin e situatës, duke sjellë reagimin e protestuesve të tjerë që ndërhynë për të qetësuar debatin.

Top Channel