Atentati ndaj biznesmenit ukrainas/ Nga mashtrimi i qytetarëve të BE me skema të rreme investimi te arrestimi në Qipro, zbardhet e shkuara e errët e djalit të Vadim Ermolaev 01/07 09:42
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmë brigjet perëndimore të Meksikës, sipas njoftimit të Shërbimit Sizmologjik Kombëtar të vendit.
Sipas autoriteteve, lëkundja sizmike kishte një thellësi fokale prej vetëm 5 kilometrash, ndërsa epiqendra u regjistrua në det, rreth 116 kilometra në jugperëndim të qytetit Guasave, në shtetin e Sinaloas.
Për shkak të thellësisë së vogël, tërmeti u ndje në disa zona pranë bregdetit, megjithatë deri tani nuk raportohen viktima, të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.
Autoritetet meksikane po monitorojnë situatën dhe vijojnë verifikimet në zonat e prekura, ndërsa deri më tani nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.
Top Channel