Rishikimi i buxhetit dhe bonusi për pensionistët, reagon Kryeministri Edi Rama: Pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet

30/06/2026 17:40

Kryeministri Edi Rama ka komentuar miratimin në mbledhjen e qeverisë të aktit normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit.

Kreu i qeverisë thekson se ky dokument pasqyron rritjen ekonomike të vendit dhe krijon hapësira për më shumë mbështetje financiare për pensionistët dhe kategoritë në nevojë.

“AKTI NORMATIV I QERSHORIT që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët;

një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj., si edhe kujdestarët e tyre;

një sërë masash të tjera mbështetëse për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban e rural, ku masa e re për financimin e mbrojtjes është më madhja ndonjëherë në historinë e Forcave të Armatosura

Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdonjërën nga masat, por mbetet domethënëse kalimi tek bonusi i pensionistëve edhe i të gjithë të ardhurave shtesë nga rritja e çmimit të naftës”,– shkruan Rama.

 

Top Channel