10/01 23:24
President i Real Madridit, përgjatë viteve 1995-2000, Lorenco Sanz ka ndërruar jetë prej koronavirusit.
76-vjeçari u shtrua në spital më 17 mars, pasi situata e tij u përkeqësua, por nuk mundi dot ta fitonte luftën me virusin.
Ishte i biri ai që e bëri publik lajmin për mbarë botën:
“Im atë ka ndërruar jetë. Nuk e meritonte të ikte në këtë mënyrë”, shkroi i biri, Lorenzo Sanz Duran.
Sanz lindi në Madrid, më 9 gusht 1943 dhe u fut në drejtimin e klubit madrilen në vitin 1985, ku vite më vonë mori edhe drejtimin e skuadrës si president.
Top Channel