Ronaldo “vendos” rregullat te Juve, shumë lojtarë kundër sjelljes së tij

21/03/2020 19:36

Ditët e fundit ka pasur zëra të shumtë mbi faktin që disa futbollistë të Juventusit janë larguar nga Torino gjatë këtyre ditëve për t’u kthyer pranë familjeve të tyre, qoftë edhe pa lejen e klubit bardhezi.

I tillë ishte rasti i Gonzalo Higuain, që rezultoi se kishte udhëtuar drejt Argjentinës, për t’i qëndruar pranë nënës së sëmurë dhe se kishte marrë lejë më par të drejtuesit e klubit, por mediat italiane tani aludojnë se rregullat te Juve i vendos Cristiano Ronaldo.

Kjo pasi portugezi udhëtoi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Interin, drejt vendlindjes së tij, në Funchal, Madeira, ku mori me vete edhe familjen si dhe stafin e kujdesit persona, si kuzhinierë, pastruese e kopshtarë.

Cristiano Ronaldo përfitoi nga fakti që Sarri kishte lënë të hënën pushim, por më pas “e teproi zullumin” duke ndenjur në vendlindjen e tij edhe të martën, ndërsa të mërkurën doli lajmi se Rugani është pozitiv, që më pas u pasua nga ndërprerja e stërvitjes.

Megjithatë portugezi nuk e ka herën e parë që udhëton sipas dëshirës dhe jo rrallë është kthyer edhe në stërvitje me një apo dy ditë vonesë, natyrisht pasi ka marrë miratimin e klubit, por kjo gjë nuk u pëlqen aspak lojtarëve të tjerë të skuadrës.

Shumë prej tyre nuk janë dakord me trajtimin prej Princi, që i bëhet portugezit dhe kanë filluar të demonstrojnë të njëjtat sjellje e të njëjtën arrogancë, ndaj jo më kot Maurizio Sarri do të shprehej pas humbjes ndaj Veronës, se ka nevojë për ndihmë, për të rikthyer normalitetin në ekip.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA