Koronavirusi ka shënuar të prekurin e parë në futbollin brazilian. Bëhet fjalë për trajnerin e Flamengos, Jorge Jesus, i cili ka rezultuar pozitiv në testin që klubi i ka bërë të gjithve pjestarëve të stafit.
Jorge Jesus dhe Flamengo në javët e fundit të 2019 fituan kampionatin brazilian si dhe Kupën Libertadore. Përsa i përket çështjes në fjalë klubi i Flamengos në një postim në faqen zyrtare ka shkruar:
“Flamengo informon se testet për praninë e e COVID-19 te lojtarët, stafi teknik dhe pjestarët e menaxhmentit përfunduan pasditën e së hënës. Klubi informon se trajneri Jorge Jesus ka rezultuar në provën e parë I prekur nga COVID-19. Analiza nuk është përfundimtare. Testi i dytë do të saktësojë gjithçka.”
Top Channel