Kur duket se Kina ka “shpëtuar” nga koronavirusi, shënjestra e saj është kthyer Evropa, me Italinë në krye që po njeh një shifër galopante të numrit të viktimave dhe të infektuarve.
Deri më tani sipas raportimeve të fundit numri i viktimave përtej Adriatikut ka shkuar në 2158 persona. Mirëpo për të kaluar këtë situatë tragjike, veç infermierëve dhe mjekëve që po “luftojnë” nga afër me këtë pandemi, janë dhe vetë qytetarët italianë, të cilët kanë ditur si të mbajnë gjallë shpresën në mesin e tyre.
Herë duke kënduar, herë duke duartrokitur apo edhe duke dalë të gjithë në bllakone me dritat e telefonave në duar, nën sloganin “Ndriçojmë Italinë”. Sikurse e gjithë Evropa, e cila është izoluar në shtëpi, edhe ndaj italianëve është marrë një masë e tillë. Por çfarë bëjnë ata gjatë kësaj kohe? Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotografitë e mëposhtme.
Top Channel