Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë
Paniku përfshiu një fluturim të American Airlines të premten e kaluar, më 11 shtator, pasi një pasagjere u zhvesh plotësisht dhe kreu veprime të pahijshme para pasagjerëve të tjerë.
Gruaja u arrestua nga policia sapo avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit.
Sipas Fox News, fluturimi 1779 i American Airlines ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Baltimore/Washington.
Kryesuesja e kabinës raportoi se gjatë fluturimit, një grua e ulur në vendin 9D ishte zhveshur plotësisht dhe ishte përfshirë në veprime të pahijshme në prani të pasagjerëve të tjerë.
Sipas raportit, incidenti iu përcoll Qendrës së Operacioneve të Integruara të American Airlines, së bashku me rekomandimin për të kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve. Nuk është e qartë nëse ekuipazhi ndërmori masa për ta kufizuar pasagjeren gjatë fluturimit.
Një mesazh ACARS, sistemi i komunikimit dhe raportimit të avionëve, lidhur me incidentin u regjistrua gjithashtu. Sipas gazetës The Independent, në të thuhej se pasagjerja “kishte hequr të gjitha rrobat” dhe ishte vërejtur nga pasagjerë të tjerë duke kryer veprime të pahijshme.
Incidenti vjen vetëm pak ditë pas një tjetër episodi në një fluturim të American Airlines. Më 6 shtator, një pasagjer u lidh nga pasagjerë të tjerë dhe anëtarë të ekuipazhit me shirit ngjitës dhe rripa sigurie, pasi dyshohet se kishte bërë komente raciste dhe homofobike.
Top Channel