WUHAN- CoVid-19 është cilësuar si koronavirusi kinez, kjo pasi epiqendra e përhapjes së tij ishte në Wuhan, Hubei.
Tashmë kjo sëmundje është përhapur në të gjithë botën dhe po merr me mijëra jetë njerëzish.Por teksa Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur pandemi botërore, duket se Kina e ka fituar betejën me koronavirusin e ri. Në zonën më të nxehtë ku shpërtheu virusi janë mbyllur të gjithë spitalet e hapura aty përkohësisht për të shëruar pacientët e prekur.
Por e gjitha kjo është arritur me masa të rrepta të ndërmarra nga qeveria kineze dhe disiplina e treguar nga qytetarët të cilët kanë zbatuar rregullat higjenike.
Ndërkohë i gjithë qyteti është dezinfektuar nga makineri të mëdha. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon.
Top Channel