Koronavirusi ka shënuar viktimën e parë edhe në Ukrainë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet njoftohet se pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë pacientja e infektuar ka ndërrua jetë në rajonin Jitomir.
Sipas mediave vendase viktima është një grua e moshës 71-vjeçare. Për të siguruar mos përhapjen e koronavirusit janë vendosur në karantinë anëtarët e familjes së gruas 71-vjeçare që humbi jetën, që është rasti i parë i vdekjes në Ukrainë nga Covid-19, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, Ukraina ka mbyllur kufijtë për dy javë për shtetasit e huaj. Njoftimi është bërë nga Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjes së Ukrainës në një konferencë për media.
Top Channel