Evropa tani është “epiqendra” e pandemisë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, konfirmoi se Evropa tani është “epiqendra” e pandemisë Covid-19.

Deri më tani Kina është konsideruar si epiqendër e virusit, pasi aty ishin paraqitur edhe rastet e para.

Mirëpo, përhapja e tij e shpejt në vendet evropiane ka bërë që OBSH-ja të ndryshojë destinacionin e epiqendrës së virusit.

Kina ka 80,945 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 15,113 raste dhe Irani me 11,364.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA