UEFA, samit në 17 mars/ Shtyhen ndeshjet e Juve dhe Real

12/03/2020 19:27

Juventus Lion dhe Mancester Siti Real Madrid nuk do të luhen në Ligën e kampioneve për shkak të pandemisë që ka kapluar globin e ka dhënë efekte të pashmangshme edhe në sport.

UEFA zhvilloi një samit emergjent për koronavirusin duke anuluar ndeshjet e programuara në Torino dhe në Etihad Stedium.
Ndërkohë qeveria e futbollit botëror ka bërë të ditur se do të ketë një takim të rëndësishëm më 17 Mars me federatat anëtare, mes të cilave do të jetë dhe Shqipëria, si dhe me përfaqësues të klubeve më të rëndësishme dhe të FIFA-s. Do të analizohet situata aktuale mbi finalizimin e këtij sezoni të gjymtuar në kalendar nga emergjenca, por jo vetëm kaq.

Po shtohen gjithmonë e më tepër zërat për të shtyrë një kompeticion të rëndësishëm si Europiani 2020. për Shkak të formatit të komplikuar të turneut që përfshin 12 vende, zhvendosje pa fund të ekipeve dhe tifozëve, shumë ekspertë dhe trajnerë kanë kërkuar zhvillimin në vitin 2021, me shpresën se deri atëherë, pandemia do të ketë kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA