Rasti Rugani, Ronaldo mbetet në Portugali në karantinë

12/03/2020 16:38

Rezultimi pozitiv ndaj koronavirusit i mbrojtësit të Juventusit Daniele Rugani, ka bërë që Cristiano Ronaldo të mbetet në Portugali, ku do t’i nënshtrohet karantinës deri në momentin që të bëjë edhe vetë analizat.

Ylli portugez ishte kthyer në vendlindje për të vizituar të ëmën e sëmurë, por tani e ka të pamundur të rikthehet në Torino, të paktën derisa të konfirmohet nëse është i prekur apo jo nga virusi që është shndërruar në një pandemi tashmë.

Vetë Ronaldo ishte shprehur me miqtë e tij edhe më herët se nuk preferonte të rikthehej në Itali, para se të normalizohej situate dhe se do të qëndrojë në Madeira pranë familjes për të shmangur rrezikun e prekjes nga koronavirusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA