Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që afatet e shlyerjes së kredive të shtyhen në kohë për shkak të situatës me koronavirusin që po përjeton Shqipëria.
Nga kjo masë, do të përfitojnë si individët po ashtu edhe bizneset.
Në një lidhje direkte, në edicionin e lajmeve në Top Channel, guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se sistemi është i mirë kapitalizuar dhe aktiviteti bankar nuk do të mbyllet, ndërsa shlyerja e kësteve të kredive do të spostohet në kohë.
Banka e Shqipërisë I fton qytetarët që të përdorin shërbimet online.
Sejko tha se Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar, efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit dhe disponon instrumentat e nevojshëm në funksionin të ruajtjes së parametrave makro-ekonomikë dhe stabilitetit financiar në vend.
Top Channel