Dyshohet se kishte lidhje me grupin ShinyHunters, policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së 29/09 23:00
Bullgaria sot ka konfirmuar vdekjen e pacientit të parë nga Koronavirusi, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.
Viktima ishte një grua 66-vjeçare e cila ishte dërguar dje në një spital në Sofje si e sëmurë me pneumoni të rëndë.
Autoritetet bëjnë të ditur se 66-vjeçarja ishte personi i gjashtë i infektuar me coronavirus në Bullgari.
Vendi me më shumë të prekur nga coronavirusi në Evropë është Italia, pasi vetëm në ditën e djeshme janë konfirmuar 10 mijë raste, ndërsa 631 persona kanë ndërruar jetë.
Top Channel