Në portale u shpërnda lajmi se dy të infektuarit e parë nga koronavirusi kishin qenë disa ditë më parë në Gomsiqe të Pukës në një ceremoni varrimi.
Kolegu ynë Klodian Zhivani ishte në Gomsiqe dhe takoi personin që kishte humbur nënën. Ai thotë se të infektuarit nuk ka qenë në këtë ceremoni.
Pak orë pas identifikimit të dy personave të parë me koronavirus, në disa portale u publikua lajmi se ata kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore në fshatin Gomsiqe të Pukës. Zakonet dhe traditat e kësaj zonë janë të tilla që ne këto raste, të gjithë duhet ti japin dorën njeri tjetrin dhe te kenë kontakte fizike, duke ngritur kështu alarmin se mund të jene infektuar nga koronavirusi te tjerë shtetas. Por si qëndron e vërteta ?
Edhe banorët e fshatit konfirmojnë faktin se dy personat e infektuar nuk kanë marrë pjesë në ceremonitë mortore të zhvilluara ditën e dielë.
Por pavarësisht frikës së krijuar, për të gjithë banorët e kësaj zone jeta vazhdon normalisht. Ata i janë rikthyer aktivitetit te tyre dhe punëve ne bujqësi dhe blegtori. Për Top Channel nga fshati Gomsiqe në Puke, Klodian Zhivani.
Top Channel