Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitin 2020, i cili do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për miratim.
Projektbuxheti, parasheh të hyra të përgjithshme në vlerën prej 2. 3 miliardë euro.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka vlerësuar se ky buxhet do të sigurojë qëndrueshmëri të rritjes ekonomike të vendit.
Kosova pati hyrë në vitin 2020 pa buxhet të miratuar, për shkak se në kohën kur ishte dashur të miratohet, vendi nuk e kishte zgjedhur qeverinë e re e cila kishte dalë nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Me autorizimet ligjore, Ministria e Financave e Qeverisë së kaluar pati bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore dhe alokimin e mjeteve për organizatat buxhetore për 2 muajt e parë të vitit 2020.
Kurse për muajin mars, pas kërkesës së ministrit të ri të Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që ndarja buxhetore për vitin 2020 të zgjatet edhe për muajin mars.
Kjo është koha përfundimtare e lejuar për shpenzimin e buxhetit dhe nuk ka asnjë instrument tjetër ligjor që ndarjet buxhetore të shtyhen më shumë se tre muaj, pra jo më vonë se data 31 mars 2020.
Top Channel