Partia Demokratike ka bërë publike 11 masat e propozuara nga grupi i punës, për të shmangur përhapjen e virusit vdekjeprurës, pas shënimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.

Masat u bënë të ditura nga doktoresha Mirela Tabaku, në një deklaratë të përbashkët për mediat, me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ndër të tjera, Tabaku citoi drejtorin e OBSH-së: sa vdekjeprurës do të jetë ky virus, varet jo vetëm nga ai por edhe nga mënyra sesi ne do të sillemi.”

Njihuni me 11 masat e përcaktuara nga grupi i punës i PD-së:

1. Komunikim tejet transparent dhe disa here ne dite me popullatën ne lidhje me situatën aktuale dhe masat e marra nga qeveria.
2. Prioriteti i rëndësishëm është marrja e masave urgjente në lidhje me mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe lehtësimin e punës së tyre në funksion të popullatës. Për këtë është e rëndësishme të veprohet me shpejtësi nga ana e qeverisë në mënyrë të organizuar, me mendje të kthjellët dhe pa panik.
3. Pajisja e personelit me mjetet mbrojtëse (antivirus protection kit, maskat N95, tutat mbrojtëse, syzet apo vizierat që mbulojnë fytyrën, dorezat, qeset me qafa për veshjen e këpucëve dhe qeset për mbledhjen e mbetjeve).
4. Marrja e masave për pajisjen adekuate me mjetet mbrojtëse për autoambulancat transportuese dhe stafin mjekësor të tyre.
5. Bërja gati e çdo strukture të shërbimit parësor apo sekondar spitalor në çdo cep të Shqipërisë. Trajnim i kujdesshëm dhe i detajuar i stafeve mjekësore, qoftë për trajtimin e kujdesshëm të pacientëve, ashtu edhe për mbrojtjen e tyre.
6. Fuqizimi dhe shtimi i kapaciteteve te laboratorëve, jo vetëm i atyre epidimiologjikë, viralë, por kudo që ato janë.
7. Mobilizimi dhe vënia në dispozicion e gjithë personelit mjekësor, i cili sot nuk është aktiv, mjekë epidimiologë, infeksionistë apo edhe të specialiteteve të tjera dhe që janë aktualisht në pension.
8. Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandaluese për të gjithë popullatën dhe për personelin mjekësor në të gjitha mediat.
9. Karantinim i detyruar për personat që kanë kontakt me të infektuarit dhe vetëkarantinim vullnetar për personat që vijnë nga zona të infektuara.
10. Sigurimi i fondeve të detyrueshme nga ana e qeverisë.
11. Zbatimi me përpikmëri i të gjithë masave dhe protokolleve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA