Tiranë- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në autostradën Durrës-Tiranë, ku një makinë me drejtuesen K.G., 21 vjeçe ka aksidentuar një person ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:35. Ndërkohë drejtuesja e makinës është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA