Video/ E tmerrshme! Burri i ngul gruas shiringën e mbushur me spermë

03/03/2020 07:24

Një burrë nga Maryland i SHBA-ve është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se i ka injektuar një gruaje shiringë me përmbajtje sperme, shumë pranë veshkave, në ambientet e një supermarketi. Burri i identifikuar si Thomas Byron Stemen, 51 vjeç, akuzohet se i ka injektuar një shiringë të mbushur me spermë, shumë pranë veshkave, gruas të identifikuar si Katie Peters, duke u shtirur se gjithçka ishte thjesht një përplasje aksidentale.

Katie është shprehur se nuk e ka kuptuar se çfarë ndodhi. Paraprakisht ajo kishte menduar se dhimbjet e shkaktuara ishin rezultat i djegies nga cigarja që Thomas mbante në dorë. Megjithatë gjatë kontrolleve të kryera nga policia, pasi rasti u bë i njohur për ta nga Katie, rezultoi se në makinën e Thomas gjendej një shiringë e madhe e mbushur me lëngun erektal.

Po ashtu kontrolli i tyre u zhvendos dhe në shtëpinë e agresorit, nga ku u zbuluan dhjetëra shiringa të mbushura me spermë, shkruajnë mediat e huaja. Katie mësohet se i ka thënë policisë se nga ky incident ka mbetur e traumatizuar dhe është detyruar t’i nënshtrohet një sërë analizash.

Gjithashtu ajo është shprehur se ka marrë një kurë prej 30 ditësh, duke shmangur në këtë mënyrë mundësinë e një infektimi të mundshëm.
“Nëse e keni parë videon, është shumë agresive, duket qartë që është e qëllimshme dhe kjo më bën të mendoj se nuk është hera e parë e tij që e bën një veprim të tillë”-këmbënguli Katia.

Sakaq, mediat e huaja shkruajnë se Thomas nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi në vitin 2013 ai është dënuar për dhunë në familje. Ndërkohë momentalisht ndodhet në arrest nën akuzën e sulmit ndaj grave.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel