Protesta e Metës/ Blindohen institucionet
02/03/2020 16:49
Edhe pak minuta na ndajnë nga protesta e cila është organizuar nga Presidenti, Ilir Meta, ku sipas tij është një manifestim paqësor në mbrojtje të kushtetutës.
Sa i përket sigurisë për mbarëvajtjen e protestës janë rreth 1000 policë, që do të ruajnë institucionet që ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Meta ka bërë thirrje që të pranishmit të jenë me lule në duar.
Top Channel