“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Një rast i dyshuar me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive të Kosovës. Mësohet se bëhet fjalë për një grua , e cila ishte kthyer nga Italia pas një vizite prej disa ditësh.
Gruaja është paraqitur mbrëmë në klinikë dhe lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se pritet që brenda pak orëve, saktësisht 2, të dalin rezultatet e analizave për të dyshuarën.
“Unë u njoftova që është edhe një rast tjetër i dyshimtë dhe brenda dy orësh pritet të dalin rezultate”, tha Vitia.
Vitia deklaroi se deri tani janë trajtuar 3 raste të dyshuara por që rezultatet kanë dalë negative.
Top Channel