Partizani tenton fitoren e 4 radhazi, i shënon dy gola Bylisit që në pjesë të parë

22/02/2020 18:06

Në stadium “Air Albania” po luhet supersfida mes Partizanit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Partizanim, kampion në fuqi i Superiores po kërkon që të afrohet sa më shumë kreut.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultat 2-1 në favor të Demave të Kuq që synojnë fitoren e 4 pas 3 triumfesh radhazi. Ndërkohë që ballshiotët kanë siguruar 3 barazime radhazi në ndeshjet e fundit.

Të parët në avantazh kanë kaluar ‘Demat e Kuq’ me anë të një goli të shënuar nga braziliani Melo.  Partizani dyfishoi shifrat në minutën e 19′ me Çinarin, i cili pas harkimit të Trashit, devijoi me kokë duke dyfishuar shifrat.

Sfida u rihap në minutën e 30 ku Bylisi shënoi golin e parë në këtë ndeshje me anë të Ntepes.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel