Rama u përgjigjet akuzave të opozitës dhe Presidentit: Janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes

22/02/2020 16:57

Pas akuzave të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare lidhur me ndihmat e mbledhura nga konferenca e donatorëve duke thënë se qeveria do të shpërdorojë ndihmat e dhëna, kryeministri Rama ka reaguar duke thënë se ata janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort.

Rama me anë të një shkrimi në Twitter shkruan se nuk duhet humbur koha me ta. Ndër të tjera kryeministri shkruan se  janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre.  Sipas Ramës sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan,shfrytëzuan,dërrmuan për vite të tëra,dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit.

Ky mesazh i Ramës vjen si një përgjigje edhe ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka thirrur në protestë shqiptarët, më 2 mars, siç thotë ai, kundër qeverisë së krimit dhe grushtit të shtetit.

“Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar. Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë,aq më shumë ata që e penguan,shfrytëzuan,dërrmuan për vite të tëra,dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën…” shkruan Kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA