“Marr bukë me vete, më merr malli për djath”, Luiza Gega tregon sakrificat e stërvitjes në Kenia

19/02/2020 19:30

Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për stërvitjen në Kenia dhe vështirësitë për t’u përshtatur me vendin.

Luiza pranoi se është shumë i vështirë qëndrimi larg familjes e larg vendit të saj, aq më tepër kur bëhet fjalë për kultura tërësisht të ndryshme nga kjo e jona.

Thënë këtë, 31 vjeçarja tregoi se ende nuk është mësuar të konsumojë gatimet tradicionale të Kenias, ndaj detyrohet të marrë ushqime me vete.

“Mundohem ta bëj sallatën më shumë ingredientë brenda që të kem sa më shumë vitamina, marr jashtë mase shumë fruta të thata… për fat të keq atje nuk gjej djath, që unë e përdor shumë. Me pak parmixhano i shtyj makaronat, pastat… duket çudi, por është me të vërtetë vështirë”, tha ndër të tjera ajo.

Top Channel