Burri thyen rekordin personal/ Ha vaktin e mykur, të groposur prej 14 muajsh në kopsht

18/02/2020 14:12

Një burrë që kishte groposur një hamburger në kopshtin e mikut të tij më të mirë, për 14 muaj, ka vendosur që të festojë ditëlindjen e tij të 40, duke konsumuar vaktin e mykur.

Burri i identifikuar si Matt Nadin, nga Barnsley në Jorkshre të Jugut, bleu një hamburger të madh një vit më parë, kur ai mbushi 39 vjeç, dhe vendosi ta izolonte brenda një paketimi, për ta groposur më pas në kopshtin e mikut të tij, të identifikuar si Andy Thompson.

Matt dhe në të kaluarën është shquar si një person që i konsumon gjërat e mykura, por këtë herë vendosi që të përmirësojë rekordin e tij. Hamburgeri kishte rreth 14 muaj që ishte i groposur. Si rezultat i groposjes, patatet dhe mishi i hamburgerit ishin mykur, ndërsa qumështi me të cilën po shoqëronte vaktin dukej në pamje të parë si i papastër. Por Matt nuk ka hezituar që ta provojë, madje është shprehur se shija ishte më e mirë nga se ai e priste.

Video e neveritshme u postua në Yotube në kanalin që Matt ka së bashku me Andy, të titulluar “Beeper Beef” (mish viçi) dhe deri më tani ka marrë miliona shikime.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA