Durrës/ Pallati u anua, padi në Prokurori. Banorët në protestë për pallatin me 12 kate

13/02/2020 15:38

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit Durrës i janë drejtuar prokurorisë me një kërkesë padi kundër kompanisë së ndërtimit, po ecuria e hetimeve i ka lënë të pakënaqur ndaj kanë vendosur të protestojnë publikisht mbi shqetësimin e tyre dhe veprimet e dyshimta të grupit hetimor.

Pallati 12 katësh me nr.8 ndodhet në lagjen 5 të Durrësit, një nga lagjet e dëmtuara nga tërmeti. Objekti ka pësuar devijim të rëndë, megjithatë ai është klasifikuar me një nivel dëmesh DS2 dhe shënuar me të verdhë. Për banorët është absurd dhe fakti që pa u përcaktuar konkretisht se çfarë do të ndodhë me pallatin e tyre të anuar mbi 40 cm u kërkohet që të aplikojnë online në programin e rindërtimit “Shtëpia ime”

Top Channel