Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. Top Channel duke u referuar mediave italiane mëson se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 25-vjeçari Endri Zaimi, baba i dy fëmijëve.

Ai gjeti vdekjen gjatë orëve të vona të natës ku makina me të cilën udhëtonte u përplas nga një kamion  i tonazhit të rëndë duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar  forca të shumta police të cilët kanë tentuar t’i vijnë  në ndihmë shqiptarit por për të ishte tepër vonë.  Edhe drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta megjithatë po punohet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA