“Është kënduar në ritet e lashtësisë, mbetet autentike”/ Trashëgimia shqiptare në Hollyvood, pjesë e suksesit të filmit “Odiseja”

23/07/2026 20:05

Pesë muaj më parë, Fyejtë e Gramshit, cylja dyjare e Vendim Kapajt dhe grupi polifonik u bënë bashkë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit për të përfaqësuar ‘Mrekullitë e Arbërisë”.

Sot, këta artistë na bëjnë më shumë krenarë se kurrë me pjesëmarrjen në një prej filmave më të suksesshëm të Hollywood-it, Odiseja.

Për drejtorin e Ansamblit Kombëtar, në muzikën e filmit kompozuar nga Ludwig Göransson dallohen qartë tingujt autentik shqiptarë.

“Kompozitori i ka vendosur ato së bashku për të dhënë një atmosforë të kohës, të erërave të detit apo të vajtimit shpirtëror. Janë shumë evidente, janë gati-gati si instrumente solistikë në muzikën e filmit dhe një shqiptar apo në artist e dallon menjëherë që ata janë tingujt tanë“, tha Sokol Marsi.

Polifonia e Shqipërisë jugorë zë vend në kolonën muzikore të Odisesë si një nga traditat më të lashta në Ballkan, me elementët e veçantë sikurse janë marrësi, hedhësi, kthyesi dhe iso që e shoqëron.

Sepse polifonia është kalimi nga shpirti. Polifonia në fillimet e saj nuk ka pasur gjuhë, është kënduar në ritet e lashtësisë, në gëzime dhe në vajtime. Në çfarëdo teme të jetë, çfarëdo fjale t’i vendosësh sipër, ajo mbetet autentike, evidentohet menjëherë”.

Sokol Marsi komenton dhe debatin e këtyre ditëve në rrjetet sociale nëse kjo zgjedhje e kompozitorit është e duhura për një film që vendos në ekranin e kinemasë mitologjinë greke.

“Po flasim për një periudhë që nuk ka pasur kufij, qoftë shkëmbimet, qoftë narrativat, qoftë zhvendosjet e popujve në atë kohë, barinjve dhe tufave të tyre. Ata merrnin me vete elementët e tyre tradicionalë. Studimet kanë vërtetuar që Fyejtë e Gramshit, isopolifonia dhe cylja dyjare. Kompozitori ka dashur të japë një simbiozë të kohës dhe muzikës”.

Top Channel