Britania kritika Kosovës, refuzimi për rikthimin në punë të serbëve, britanikët: Jemi të shqetësuar

23/07/2026 19:38

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur shqetësimin për refuzimin e rikithimin në punë të serbëve të cilët kishin dhënë dorëheqjen në vitin 2022.

Reagimi përmes ambasadës në Kosovë vjen pas dekretit të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve të komunitetit serbë.

“Ne e kemi mirëpritur reagimin e vazhdueshëm të organeve përkatëse profesionale, të cilat e kanë njohur rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë ndaj sistemit të drejtësisë. Prandaj, jemi të shqetësuar për zhvillimet e kësaj jave”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

Tutje u bëhet thirrje institucioneve të Kosovës për “integrimin e popullsisë shumetnike në sistemin e drejtësisë, me qëllim forcimin e besimit të publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”.

Vendimin për lirim nga detyra të serbëve të dorëhequr katër vjet më parë e ka kritikuar edhe Bashkimi Evropian që e shohin si vendin në mos përputhje me ligjin, derisa u bën thirrje të gjitha institucioneve të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”.

Më 21 korrik, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu me dekret liroi nga detyra shtatë prokurorë të komunitetit serbë, pasi fillimisht tërheqja e dorëheqjeve të tyre u refuzua nga Këshilli Prokurorial.

Në nëntor të vitit 2022 serbët u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës pas vendimit të qeverisë për targat.

 

Top Channel