Dy peshkatarë dhe sherifi i Macomb në Michigan u deshën për të shpëtuar 100-kilëshen Korisa Miller nga uji i akullt pasi ajo rrëshkiti dhe ra teksa ishte duke peshkuar në liqen.
Miller ra kur tentoi të ngrihej në këmbë dhe humbi ekuilibrin. Një nga mikeshat e Miller, Melissa Kovlowski, tha se ishte në anën tjetër të molit kur e pa të përpëlitej në ujë. Ajo u përpoq ta nxirrte por nuk mund ta bënte pasi trupi i ishte mpirë.
“Unë vetëm po bërtisja, i thosha të mos zhytej poshtë, të mbajë kokën në sipërfaqe”, thotë ajo.
Edhe pas ardhjes së dy peshkatarëve të zonës, Miller nuk mudn të ngrohej nga uji, por vetëm i mbanin krahët lart për të mos e lënë të mbytej.
Kur erdhi sherifi bashkë me zjarrfikësit, Miller kishte qëndruar në ujin e akullt për 15 minuta.
Top Channel