Java e modës në New York/ Trendet më të reja në pasarelë

12/02/2020 18:48

Stilistët kanë nisur të prezantojnë krijimet e tyre më të fundit në javën njujorkeze të modës, dhe dizajnet e bukura, padyshim nuk mungojnë.

Bashkë me koleksionet e fundit, po dalin në pah edhe trendet e reja që duhet të presim këtë sezon. Mjaft vëmendje i është kushtuar fustaneve të nuseve, sepse tregu i tyre po lulëzon dhe stilistët janë hedhur menjëherë në veprim. Nuset gjithmonë e kanë të vështirë të ndihen vetvetja në ditën e dasmës, por me krijimet e Brandon Maxwell, shqetësime të tilla sikur fashiten.

Një tjetër tendencë është ajo e vellos së hollë, e përqafuar si ide edhe nga e famshmja Carolina Herrera. Printet floreale do t`i gjejmë duket gjithandej edhe këtë sezon aq shumë janë pëlqyer, siç e tregojnë dhe krijimet e Tory Burch apo Adam Lippes. Pak shkëlqim nuk i bën dëm askujt, madje është I preferuar me atë frymën e tij vintage, siç na e kujtoi Brandon Maxwell. Paska po kështu një mani për poncho-n; veshja stil kaftan përveçse e bukur, është dhe shumë praktike e lehtësisht e kombinueshme, ndaj dhe po përjeton një rikthim triumfues.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA