Hungaria mbylli një pikë kufitare me Serbinë për shkak të migrantëve

07/02/2020 09:15

Policia në Hungari mbylli përkohësisht një pikë kufitare me Serbinë, pasi rreth 200 migrantë, përfshirë fëmijë, u mblodhën atje dhe kërkuan të kalojnë kufirin.

“Nuk jemi kriminelë, kemi ikur nga lufta, jo nga uria”, thërrisnin migrantët gjatë natës së shkuar.

Policia hungareze tha përmes një deklarate se pika kufitare Kelebija “është mbyllur përkohësisht, pasi nuk mund të kalohet për shkak të një grupi të madh migrantësh pranë palës serbe”.

Një roje kufitare e Serbisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se “rreth 100 migrantë” kanë pritur paqësisht në territorin midis Serbisë dhe Hungarisë, duke kërkuar nga autoritetet hungareze që t’i lejojnë brenda.

je
Mijëra migrantë që kanë ikur nga lufta dhe varfëria sidomos në Lindjen e Mesme, kanë mbetur të bllokuar në Ballkan, ndërkohë që synojnë të arrijnë në ndonjë vend të Evropës Perëndimore.

Autoritetet hungareze kanë ngritur gardhe me tela përgjatë kufirit për të mos lejuar hyrjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA