Gazeta e Londrës “Evening Standard” i ka bërë një profil Sudesh Amman i ekzekutuar nga policia 24 orë më pas pasi nisi të godasë me hanxhar njerëzit në rrugën  STREATHAM.

Në të shkuarën thotë Evening Standard 20 vjeçari i kishte treguar një shoku të tij se kur ai të rritej donte të bëhej terrorist.

Komanda britanike e antiterrorit  raporton Top Channel, ka mundur të zbulojë se pikëpamjet e tij ekstremiste nisën të shfaqen që moshë të vogël në zonën Harrow ku ai u rrit.

Sjellja e tij kujtojnë shokët e fëmijërisë nga e një djali të qetë u kthyen tek ato të një aspirati për Xhihad.

Një shoqe e fëmijërisë ka thënë se:

“Sudesh Amman gjithnjë thoshte. Unë do t’ju vë bombën juve. Unë kam një granatë në xhep dhe nëse afroheni një hap të vetëm drejt meje do të aktivizoj”.

Me tej ajo ka shtuar se:

“Ne mendonim se tallej por vijonte të na e thoshte.  Na tha po ashtu se kur të rritej donte të bëhej një terrorist”.

Sudesh Amman në vitin 2018 do të dënohej me 40 muaj burg për 13 akuza për mbajtje dhe shpërndarje të materialeve propagandistike terroriste.

Amman u lirua nga burgu disa javë më parë pasi bëri vetëm gjysmën e dënimit në bazë të skemës të lirimit me kusht.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA