E pyesin a merret me të tjerët, Olti Curri: Duan të ndihen të mrekullueshëm, nuk i kam hyrë kujt në familje

23/01/2020 05:40

Olti Curri ka qenë i ftuarkëtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rrethqytetit të tij të lindjes, Durrësin. Ai gjatë mbrëmjes ka treguar se i vjen shumë keq që e sheh qytetin e tij të transformuar.

Por ndër të tjera, moderatorja e njohur e ka pyetur nëse merren me të tjerë durrsakë, opinionisti i njohur ka treguar që jo, por ai thjesht merret me fenomenin dhe nuk ka asgjë personale me askënd.

“Jo nuk merrem me të tjerët. Nuk merrem me personalen, merrem me profesionalen. S’i kam hyrë kujt në familje. Pse doni lavdërime ju durrsakët… Të gjithë duan të ndihen të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm, të paparë, por jo…”,është shprehur Olti Curri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA