Besmir Banushi/ Çiklisti nga Vlora, kampion kombëtar dhe ballkanik

23/01/2020 13:01

E ka nisur sportin 14 vjeç, në vitin 2002. Ndërsa sot, Besmir Banushi është ndër emrat më të rëndësishëm në çiklizmin profesionist në Shqipëri.Ai na rrëfen se çiklizmi ishte në fillim një dëshirë e babait të tij

Ai numëron çmime kombëtare e ndërkombëtare. Dy herë kampion i ballkanit e katër herë kampion Shqipërie, 30- vjeçari nga Vlora stërvitet për garat e rëndësishme të këtij viti.
I federuar tashmë me Vllazninë, Banushi thotë se në Vlorë çiklizmit profesionist nuk është i zhvilluar, edhe pse ai vetë ka krijuar një grup çiklistësh amatore që e dashurojnë sportin.
Karriera e tij, ka njohur disa zhvillime të rëndësishme, mes tyre garat për një skuadër profesioniste Italiane, që e bëri pjesë të garave në Amerikë, Eritrea në Afrikë, Francë, etj. Por endrra e çdo çiklisti mbetet turi i montepelie, në Francë.
Banushi parapëlqen ta sfidojë veten edhe në mountain bike në terrene të vështira, ndaj mbetet një shpresë që Shqipëri të prezantohet denjësisht një turnin ballkanik e europian 2020.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA