Tifozi i Barcelonës/ Kamera e fokusoi teksa tradhtonte gruan në stadium, reagimi epik i tij

22/01/2020 14:56

Një tifoz futbolli i cili u kap duke u puthur në buzë me një vajzë teksa ishte në stadium duke ndjekur ndeshjen midis Barcelonës dhe Delfin në Ekuador ka pranuar se personi që ishte në momente intime nuk ishte bashkëshortja e tij.

Momenti i dashurisë së çiftit u kap nga kamerat në pushimin e pjesëve të para në ndeshjen që u luajt të shtunën.

Ai është identifikuar si Deyvi Andrade, dhe teksa vuri re që ishte në kamër mundohet të hiqet sikur nuk e njihte personin që kishte në krahë por ishte shumë vonë.

Fillimisht video u publikua nga një media sportive e cila shkruante: Nëse keni vendosur që të tradhtoni gruan dhe ta bëni në një stadium i cili ka 50 mijë spektator dhe miliona të tjerë që e ndjekin nga ekrani, për më tepër në pushimin e ndeshjes, atëherë do ishte vendi i fundit që do të shkonit, vetëm nëse jeni ky tifoz i Barcelonës.

Teksa vetë Deyvi është kundërpërgjigjur: Nëse do të ishte një grua në vendin tim çfarë do të bënit? ‘Unë do të mbroj nderin tim dhe krenarinë time si njeri deri në fund … Të gjithë ne dështojmë dhe të gjithë pendohemi, faleminderit për ata që më kanë ftuar në kishë.

 

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA