Nga takimi te bankat e shkollës te 4 fëmijët, kush është Katie, dashuria së cilës Harry Kane i dedikoi Topin e Artë
Milani shokohet në San Siro teksa u mposht nga Bologna në ndeshjen e javës së 9 të Serie A me rezultatin 4-2 në një sfidë që u karakterizua nga përmbysje e kundërpërmbysje.
Skuadrat zhvilluan një lojë me një ritëm shumë të lartë në 45 minutat e fundit por ishin episodet që e vendosën këtë fraksion. Musah humbi topin dhe nga kjo përfitoi Mbangula që shënoi golin që i dha avantazhin Bolognas që në minutën e 8. Por Milani reagoi dhe përmbysi gjithçka me një dygolësh të Cisse që shënoi në minutat 14 dhe 27 dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 të kuqezinjve.
Në pjesën e dytë një autogol i bartesaghi ndëshkoi Milanin dhe i dha mundësinë Bolognas të shënonte golin e barazimit 2-2 dhe pas këtij momenti skuadra kuqeblu nuk u ndal më. Mbangula plotësoi kundërpërmbysjen teksa i dha kryesimin 3-2 Bolognas, por ai nuk e la me kaq. Në minutën e 86 futbollisti i Bolognës plotësoi tregolëshin personal duke fiksuar fitoren 4-2 të skuadrës bologneze që tashmë e sheh veten në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Milani mbetet me 18 pikë.
Top Channel