Ekuilibër në Korçë, Skënderbeu dhe Laçi ndajnë pikët
28/10/2026 20:35
Skënderbeu dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë në përballjen e luajtur në Korçë, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 27-të me Lagonidis, ndërsa Laçi reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në minutën e 64-t me Traore.
Në fund, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente golin e fitores, duke bërë që sfida të mbyllej në barazim.
Top Channel