Sinqeriteti i Gonçalo Ramos: Jam te Milani, falë Amorim, më në fund luaj në rolin tim. Në të ardhmen…

28/10/2026 19:42

‘Ruben Amorim më telefonoi dhe më tha se më donte në skuadër. Tani po luaj vërtet në rolin tim-kështu është shprehur Gonçalo Ramos teksa është rrëfyer në një intervistë për Canall 11 në Portugali. Sulmuesi i Milanit bëri një rrëfim në këtë intervistë duke treguar edhe ndonjë prapaskenë.

‘Doja të largohesha nga PSG që në janar, por nuk isha i lumtur dhe as klubi nuk doli kundër-tregon Gonçalo Ramos që shpërtheu te Benfica-gjatë Botërorit mora telefonatë nga Milan dhe Amorim më tha se së bashku do të bënim gjëra të mëdha. E falenderoj për besimin’.

Deri tani zgjedhja e kalimit te Milani ka rezultuar fituese për Gonçalo Ramos.

‘Përpara se të transferohesha, pyeta ata që kanë qenë në Milanello dhe mora të dhëna pozitive. Më pëlqen që jam këtu-shtoi Gonçalo Ramos-te PSG nuk luaja në rolin tim, tani mund të bëj atë për të cilën jam i aftë. Modric? Shkojmë shumë mirë dhe në dhomën e zhveshjes i kemi vendet pranë njëri-tjetrit. E shoh shumë të heshtur, por kur bëhet fjalë për shaka është shumë aktiv’.

Në planet e Gonçalo Ramos është që një ditë të kthehet te Benfica, klubi ku është formuar.

‘I shoh gjithnjë ndeshjet e Benficas-vijoi sulmuesi-sigurisht është e vështirë të bësh një premtim, por shpresoj që një ditë të kthehem. Në Portugali do të luaja vetëm për Benfica, kam kaluar një jetë atje. Do të ishte tradhti të luaja për klube të tjerë, nuk do të mund ta bëja kurrë’.

Top Channel