Lëvizja Vetëvendosje konsideron se me dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën e liqenit të Badovcit, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, kanë shkelur ligjin.
Sipas Vetëvendosjes përmes këtij veprimi, dy institucionet në fjalë kanë rrezikuar ujërat e Kosovës, e për këtë I kanë bërë ftesë edhe Prokurorisë së Shtetit të veprojë.
Pasi u bë publik projekti që parashikon të ndërtohet në afërsi të liqenit të Badovcit, një grup qytetarësh reaguan menjëherë duke shprehur haptazi kundërshtinë e tyre. I ashtuquajturi “ Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit” i ka drejtuar pesë kërkesa për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Komunës së Prishtinës, më e fundit e të cilave ka të bëjë me ndalimin e planifikimit të lagjeve dhe objekteve turistike në zonat përreth liqeneve artificiale.
Top Channel