ISHP qetëson gjendjen: Nuk kemi të bëjmë me rast epidemie
10/01/2020 14:36
ISHP ka dalë në një deklaratë për mundësinë e përhapjes së bakterit që shkakton meningokoksemi.
Silva Bino nga ISHP tha për mediat se: Është vetëm një rast vdekje nga ky bakter në Tiranë. Nuk është vërtetuar për dy rastet e tjera, presim rezultatet e monstrave. Familjarët e personit të prekur nga ky bakter kanë marrë mjekimin e duhur. Jemi duke monitoruar situatën, nuk kemi epidemi në vendin tonë.
Bakteri i rrezikshëm vrau një polic, dyshohen dhe dy viktima të tjera
Top Channel