I ftuar ditën e sotme në studion e emisionin “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte studiuesi i çështjeve të sigurisë Arjan Dyrmyshi.
Në studio u fol për zhvillimet e fundit, ndërkombëtare por edhe kombëtare. Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në një konflikt me Iranin, pas vrasjes së gjeneralit të saj Qassem Soleimani nga një raketë amerikane. Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar një bazë ushtarake amerikane në Irak, me anë të disa raketave balistike. Por ditën e djeshme Udhëheqësi Shpirtëror i Iranit Ayatollah Ruollah Kohmonei, në një deklaratë për mediat e cilësoi Shqipërinë si një vend i vogël por djallëzorë, e cila po bashkëpunon me Amerikën dhe po strehon armiqtë tanë.
Lidhur me këto deklarata ka dhe një argumentim nga ana e studiuesit Arjan Dyrmyshi në studio. Dyrmyshi thotë se kjo gjë është dhe si një formë replike, sepse disa vite më parë George Bush është shprehur për aksin djallëzor, i cili e ka përmendur përpara fillimit të sulmit në Irak. Ky bosht sipas studiuesit nënkupton boshtin e djallit, e cila konsiderohej si aksi i së keqes dhe përfshinte Kubën, Iranin dhe Korenë e Veriut. Me këto deklarata unë mendoj se Khamenei ka dashur që të bëjë një formë replike thotë Dyrmyshi.
“Domethënia e tij është në përgjigjet e shprehjes së Georgr Bush për aksin djallëzor, që ai e ka përmendur gjatë periudhës, përpara fillimit të luftës në Irak por edhe pak më mbrapa. E cila nënkuptonte boshtin e djallit, ai është përgjigjur në një farë mënyre dhe kjo është më shumë një gjuhë politike të një niveli ndërkombëtar. Ku ata për konsum të brendshëm ashtu siç në SHBA, aksi i djallit konsiderohej djallëzor i së keqes Kuba Irani dhe Korea e Veriut. Pra në një farë mënyre Kahmenei është menduar që të përgjigjet me të njëjtën retorikë që Shqipëria, Shtetet e Bashkuara ose ndonjë tjetër vend është aksi, nuk jemi ne”, u shpreh studiuesi.
Top Channel