Ambasada Gjermane sqaron shqiptarët: Ende ju duhet vizë pune
08/01/2020 19:08
Ambasada Gjermane në Tiranë ka sqaruar edhe njëherë shqiptarët që synojnë të punësohen në Gjermani se ende duhet të pajisen me vizë pune.
Procedurat nuk kanë ndryshuar dhe se aplikimi bëhet pranë ambasadës në Tiranë.
“Ambasada Gjermane në Tiranë sjell në vëmendje që shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të kenë nevojë të pajisen me vizë pune, nëse duan të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani; për këtë vizë duhet të aplikohet pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë përpara se të ndërmerret udhëtimi drejt Gjermanisë. Njoftime, me përmbajtje të ndryshme nga kjo, të cilat qarkullojnë pjesërisht edhe në media, nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi”, thuhet në reagim.
Top Channel