Manchester United fitoi 0-2 në fushën e Burnley-t, në sfidën e fundit të kësaj të shtunë në Premier League, e tashmë e sheh veten shumë pranë zonës Champions. “Djajtë e Kuq” realizuan nga një gol në fundin e çdo pjese, për të marrë një fitore të vyer, duke konfirmuar momentin pozitiv që po kalojnë në Premier League.
Pereira përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendëse në minutën e 45-të, duke nxjerrë përballë portierit Anthony Martial, që nuk mund ta shpërdoronte mundësinë, duke e dërguar topin në rrjetë.
Lojtarët e Burnley-t tentuar në të gjitha mënyrat në pjesën e dytë për të barazuar rezultatin, por nuk ia dolën, madje në minutën e 5-të shtesë pësuan golin e dytë që mban firmën e Rashford, edhe në këtë rast pas një kundërsulmi vrastar.
Top Channel