Pronarja e një kopshti privat për fëmijë është arrestuar pasi inspektorët i gjetën 26 fëmijë dhe dy të rritur të fshehur në bodrum, pas një muri të sajuar.

Karla Fejth, 58-vjeçare, kishte licencë për të mbajtur vetëm gjashtë fëmijë në kopshtin e saj privat, në Kolorado të SHBA-ve.

Por ajo kishte 32 në total. Kur vinin inspektorët, ajo kishte krijuar një mur të rremë në bodrum, pas të cilit fshihte fëmijët.

Policia bëri një vizitë të papritur, pasi u informua që aty mund të kishte më shumë fëmijë se ç’ishin deklaruar, dhe gjeti 26 prej tyre të fshehur në errësirë.

Pronraja dhe tre mësueset janë arrestuar me akuza që nisin që nga vënia e fëmijëve në rrezik, e deri te përpjekjet për të ndikuar një punonjës publik.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA