Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 04ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 09ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin në Shqipëri dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA