25/11 16:26
Vetëm pak ditë pasi ishte punësuar si asistent trajner i skuadrave të moshave te Interi, Dejan Stnkovic ka dhënë dorëheqjen, për të provuar një eksperiencë shumë të rëndësishme si trajner.
Ish mesfushorit serb të zikaltërve i është besuar pankina e skuadrës së njohur në Serbi Crvena Zvezda, apo Ylli i Kuq i Beogradit, që vetëm pak ditë më parë mbeti pa trajner pas dorëheqjes së Milojevic.
Kjo është eksperienca e parë e Stankovic si trajner i parë, ku do të kërkojë të ketë të njëjtin sukses si futbollist, ku fitoi gjithçka në Itali dhe Europë, me fanellën e Interit.
Top Channel